Iniciativa për Shqipërinë e së Ardhmes
Imagjino një Shqipëri me një forcë pune për t'u pasur zili; një Shqipëri ku firmat më të njohura ndërkombëtare të kenë vendosur qendrat e tyre për të përfituar nga njerëzit e kualifikuar që konkurrojnë në nivel botëror!
Imagjino një Shqipëri ku vijnë ndërmarrës të rinj nga gjithë bota të hapin bizneset e tyre të para; të krijojnë inovacione dhe vende pune; të përhapin emrin e këtij vendi në arenën ndërkombëtare sepse vetëm këtu mund të gjejë lehtësime direkte nga shteti dhe mbështetje nga ekosistemi i përbashkët i bizneseve shqiptare!
Imagjino një Shqipëri komplet dixhitale përtej kufijve; një Shqipëri ku çdo gjë kryhet online, çdo shërbim i sigurtë dhe konform ndaj kërkesave më strikte të GDPR apo standarteve të tjera; një partneritet i paprecedent me një nga kompanitë më të fuqishme në botë për të kaluar limitet e teknologjisë!
Pse të jetë vetëm India qendra e shërbimeve informatike, apo Estonia shembull i një shteti dixhital?
Ky vizion nuk ka pse të qëndrojë teorik,
LE TË PUNOJMË BASHKË PËR TA REALIZUAR
Iniciativa Albania NEXT përfshin tre paketa projektesh që synojnë ngritjen e Shqipërisë në nivel financiar, teknik dhe njerëzor, duke e bërë kryeqendrën europiane të know-how dhe shërbimeve dixhitale në fusha si IT, HR, marketing, operacionalizim teknik, etj. Paketat janë përshkruar më poshtë dhe do të përmbushen me zbatimin e një plani të ndarë në disa faza operative.
VIZIONI YNË: "Albania" si brandi leader europian në fushën e shërbimeve dixhitale
Kualifikim Kampionësh
Duke krijuar ekspertë absolutë në aspekte të ndryshme të fushave dixhitale, kjo paketë krijon bazën absolute të kapitalit njerëzor, që është aq thelbësor në ekonominë e sotme.
-----------
PSE?
Kapitali njerëzor është baza e çdo ekonomie në ditët e sotme, ajo që krijon argumentin fitues apo humbës për një firmë. Duke qenë se teknologjitë dhe pajisjet blihen apo merren me qera dhe nuk paraqitin më pengesa, firmat e kombet fituese jane ata që tërheqin mendjet më të ndritura.
Gjenerata krijuese dhe ekzistuese e "Baby Boomers" në Europë (mosha 55 e sipër) përbën mbi 33% të popullsisë në vendet e Bashkimit Europian. Kjo gjeneratë ka dalë ose do të dalë në pension gjatë viteve të ardhshme. Me kapitalin njerëzor në moshë të re, Shqiperia ka potencialin të ofrojë personel të kualifikuar që të mbushë boshllëkun që do të krijohet. Me një rini të kualifikuar profesionalisht sipas standarteve më të larta europiane, shanset për të krijuar një ekonomi të fortë dhe stabile për një Shqipëri udhëheqëse në rajon janë të sigurta.
-----------
ÇFARË?
Edukimi i rinisë në kurse, certifikime dhe grada profesionale të specializuara në fusha specifike të kërkuara gjerësisht në tregun e punës europian, si p.sh.: specialistë SAP, specialistë AI, programues, specialistë rekrutimi, specialistë konstruksioni teknik, etj.
-----------
SI?
Ne do të krijojmë programe edukative në tre nivele si kurse, certifikime dhe grada profesionale. Këto programe do të krijohen pjesërisht eksluzivisht dhe pjesërisht në bashkëpunim me intitucionet edukative private dhe shtetërore në vend, apo me mbështetjen e firmave ndërkombëtare udhëheqëse në fushat përkatëse. Duke ndjekur koncepte moderne të edukimit si blended learning, MOOCs, flipped classroom etj., këto programe kualifikimi do të përfshijnë jo vetëm edukimin direkt në Shqipëri, por edhe leksione dhe klasa nga universitete të njohura të Europes dhe Botës me mësues të huaj dhe shqiptarë.
Dijet e transmetuara do të kenë sens thellësisht praktik dhe specialitet të thelluar për të krijuar ekpertë që mund të angazhohen direkt dhe specifikisht në projekte konkrete të tregut të punës europian. Kurse të tjera që mësojnë si të kalohet me sukses një intervistë pune, si të aplikohet, apo paraqitja në konferenca online, etj. do të plotësojnë profilin profesional të studentëve.
Transformim Dixhital
Çdo shërbim i shtetit do të ofrohet online në mënyrë të shpejtë dhe dixhitale, duke ofruar platforma për mësimdhënie, si dhe për procese qytetare apo biznesi.
-----------
PSE?
Duke futur teknologjinë e fundit në të gjithë shërbimet, infrastrukturën, dhe programet e shtetit për përdorim të brendshëm si dhe për qytetarë, do të rritet efikasiteti, transparenca, dhe mbi të gjitha cilësia e shërbimeve.
Duke arritur një nivel maksimal transformimi në bashkëpunim me Google, Shqipëria do të bëhet një shtet model, një brand i dixhitalizimit dhe modernizimit, një shembull për t'u ndjekur që do të krijonte jo vetëm PR të mrekullueshëm në arenën ndërkombëtare, por do të ngjallte dhe shumë interes për shkëmbim dhe bashkëpunim.
-----------
ÇFARË?
Çdo shërbim dixhital i shtetit do të kalohet në Cloud dhe do të modernizohet. Kjo do të mundësojë ruajtjen dhe përpunimin e të dhënave pa kufizime performance apo sigurie. Lehtësitë në zhvillim do të arrijnë kosto dhe përditësime minimale në të ardhmen. Midis të tjerash, çdo qytetar shqiptar apo i huaj që dëshiron të ketë aktivitet në Shqipëri do të ketë mundësinë për të përmbushur nevojat burokratike.
-----------
SI?
Në bashkëpunim me Google ne kemi mundësine unike të migrojmë infrastrukturat në Cloud dhe të përdorim shërbimet e inteligjencës artificiale, analizën e të dhënave, sistemimin dhe ruajtjen e tyre bazuar në algoritmet dhe metodat që përdor gjigandi botëror. Dixhitalizimi do të përfshije të gjitha institucionet: lokale, vendore, institucione mësimore, etj. Një bashkëpunim i këtyre përmasave do të jetë një iniciativë pa precedent në Ballkan e në Botë.
Sistemet e komunikimit të institucioneve, e-mailet, ruajtja e të dhënave do të jenë të standartizuara bazuar në shërbimet e Google, të gjitha konform me standartet europiane. Google Classroom dhe gjithë paketa e produktivitet të Google do të integrohet në çdo institucion arsimor duke lehtësuar mësimdhënien, sidomos në këtë periudhë post-Covid ku gjithçka shkon drejt punës remote.
Mjeshtëri Shërbimesh
Me krijimin e një pakete ligjore standartesh si dhe lehtësimeve burokratike dhe fiskale, bashkuar me ekspertizën njerëzore nga paketa e parë synohet pozicionimi i Shqiperisë si Sillicon Valley e Europës.
-----------
PSE?
Buxheti vjetor për Outsoursing të shërbimeve dixhitale ka tejkaluar shifrën mbi 16 Miliardë Euro për Europën perëndimore për vitin 2020. Ky është vetëm një shembull i potencialit që përfshin fusha e shërbimeve dixhitale.
Preferenca për këto shërbime brenda Europës ku ndryshimi kulturor në aspektin e punës është minimal, si dhe distanca e shkurtër është një trend në rritje. Potenciali ekonomik, i punësimit, apo i krijimit të bizneseve dhe të ardhurave nëpërmjet kësaj pakete është i konsiderueshëm. Mundësitë e shkëmbimit me shtetet e tjera do të rriteshin masivisht, shanset për të tërhequr firma dhe inovacione do të krijonin një bazë absolute të zhvillimit, bashkëpunimit dhe teknologjisë.
-----------
ÇFARË?
Krijimi i një standarti ligjor që përmban të gjitha kërkesat dhe formalitetet e kërkuara nga firmat dhe legjislacionet europiane për shërbimet dhe të dhënat. Krijimi i lehtësirave fiskale dhe burokratike për firma të reja dhe për inovacion.
-----------
SI?
Unifikimi i legjislaturës me legjislaturën e shteteve të EU-së në mënyrë që të bëhet e mundur Outsourcing i shërbimeve nga këto vende drejt Shqipërisë, si p.sh. për tema si Data Protection, Intellectual Property, Self Driving, etj. Krijimi i paketave fiskale avantazhuese për start up dhe inovacione. Krijimi i paketave fiskale specifike për degë të firmave ekzistuese europiane.
Bashkëpunim me Zyrën Europiane dhe Ndërkombëtare të Patentave për përshpejtimin e procedurave të regjistrimit të patentave. Krijimi i zyrave këshilluese me ekspertë ligjorë dhe financiarë për start-upe duke ofruar shërbime fillestare këshilluese falas. Gjithë burokracia e hapjes së një firme do të ofrohet nv mënyrë dixhitale dhe eficiente duke bërë të mundur hapjen e firmave edhe në distance apo jashtë vendit.
Kush Jemi Ne?
Stiv Sterjo
është një pionier inovacioni i dashuruar me të rejat e teknologjisë. Ai jeton për të optimizuar proceset, si ato personale edhe ato komplekse të kompanive ndërkombëtare.
Me një eksperiencë të mbledhur nga rolet e tij ndër vite si Drejtor i Përgjithshëm i Analitikës tek divizioni i inovacionit të Telefónica apo Drejtues Teknik i projekteve multi-milionëshe tek Google Cloud, dëshira e tij më e madhe është të kontribuojë në zhvillimin e vendit të tij të preferuar: është patjetër Shqipëria 😉
MË KONTAKTO:
Dr. Loina Prifti
është një akademike në shpirt dhe në kualifikim. Ajo është një menaxhere e lindur dhe një vendimmarrëse efektive.
Eksperienca e saj përfshin ndër të tjera njohuri të thella mbi fushën akademike dhe metodat e mësimdhënies, të përfituara gjatë Doktoraturës në Universitetin e Mynihut, si dhe modernizimin drejt Industrisë 4.0 prej rolit të saj si Drejtuese Dixhitalizimi tek BMW. Njohuritë e saj në fushën e menaxhimit dhe motivimit të grupit janë asete në dispozicion të iniciativave të transformimit në Shqipëri.
MË KONTAKTO:
JEMI LIDERË ME EKSPERTIZË NË ...
. Transformim Dixhital
. Drejtim Projektesh Multi-Milionësh
. Metoda Moderne Edukimi
. Menaxhim Inovacioni
. Outsourcing të Shërbimeve
. Inteligjencë Artificiale
. Shitje në Nivel Ndërkombëtar
. Adoptim të Strukturave Agile